Aktualitet

Jepet vendimi për Fjolla Morinën! Deklarata absurde e avokates dhe gënjeshtra për shtatzëninë

Jepet vendimi për Fjolla Morinën! Deklarata absurde e avokates dhe

‘Arrest shtëpie’ është vendimi që Gjykata e Kukësit dha për këngëtaren Fjolla Morina, e cila u kap me armë në çantë mesnatën e 19 shtatorit, ndërsa po kalonte kufirin për në Shqipëri. Ndërkohë u caktua ‘arrest me burg’ për 1 muaj shoferi i saj Fitim Muji dhe biznesmeni 29-vjeçar Fisnik Syla, të cilët po udhëtonin me mjetin e saj tip ‘Audi’, ditën kur u ndalua këngëtarja.

Jepet vendimi për Fjolla Morinën! Deklarata absurde e avokates dhe

Për t'i shpëtuar qëndrimit në burg, këngëtarja raportohet se korruptoi mjekun i cili falsifikoi ekon, në të cilën deklarohej se ishte shtatzënë. Lajmi u hodh poshtë me ekon e dytë, i cili nxori në pah gënjeshtrën e këngëtares. Për këtë mbi të do të rëndojë dhe akuza për falsifikim të dokumenteve dhe deklarim të rremë.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, avokatja bëri një deklaratë absurde se arma e gjetur ishte funksionale, por jo e rrezikshme.

“U paraqit fakti që ka një vajzë 5 vjeçe që është e vetme dhe fakte të tjera që e ka gjykuar Gjykata e Kukësit. Ajo u dërgua dy herë në maternitetin e Kukësit dhe nuk ka qenë asnjëherë e shtruar në spital, kontrolle rutinë. Në rastin e parë mjeku nuk jepte të dhënë të saktë nëse është në fillim të shtatzënisë ose jo. Sot prokurorja kërkoi rikontroll dhe nga 2 mjeke rezultoi se Fjolla Morina nuk është shtatzënë. U panë të dhëna të tjera. Është një masë ekstreme, nuk është një masë shumë e lehtë. Ne kishim bërë mbrojtje që është armë zhurmuese për sport, sot nga ana e prokurorisë u paraqit akti i ekspertimit që hyn në kategorinë e armëve të zjarrit, por që nuk janë të rrezikshme. Do apelohet vendimi për dy djemtë, nuk mund të akuzojmë 3 veta për 1 pistoletë. Kemi marrë një banesë me qira përballë komisariatit", tha avokatja Aurora Guska.

Mjeku i parë që i nxori këngëtares Fjolla Morina një raport fals se është shtatzënë, është arratisur në Kosovë. Analiza e parë është bërë në Kukës, teksa mësohet se ai është larguar drejt Kosovës. Ndaj tij rëndon akuza për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Jepet vendimi për Fjolla Morinën! Deklarata absurde e avokates dhe

Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina, u ndalua nga policia kufitare e Morinës mesnatën e 19 shtatorit pasi iu gjet një pistoletë dhe 23 fishekë, ndërsa tentonte të kalonte për në Shqipëri. Ajo ndodhej në makinë me dy djemtë, biznesmenin Fisnik Syla dhe shoferin Fitim Muji, të cilët kanë deklaruar para grupit hetimor se nuk kishin dijeni që këngëtarja kishte një armë.

Pas arrestimit, këngëtarja Fjolla Morina pranoi në policinë e Kukësit se arma e zjarrit pistoletë tip “Zoraki” dhe 23 fishekë, i përkisnin asaj dhe i ishte bërë dhuratë nga një miku i saj në Gjermani, i cili nuk jeton më.

“Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë, se unë kam tre çanta me vete se jam nis për Tiranë për këngë dhe këtë e kam pas prej kohësh se ma ka bërë dhuratë dikush. E kam harruar aty, e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë. Ju deklaroj se dy djemtë nuk dinin gjë se unë kam pistoletë dhe as unë vetë nuk dija se kam në çantën e dorës pistoletë”, deklaroi Fjolla Morina.