Aktualitet

Juri Kim- ministres Gjonaj: Mos u dorëzo para atyre që nuk e duan drejtësinë

Juri Kim- ministres Gjonaj: Mos u dorëzo para atyre që nuk e duan

Pas dekaratës së Ministres së Drejtësisë Etilta Gjonaj e cila tha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian se Byroja Kombëtare e Hetimit do të plotësohet brenda vitit me hetues, ka reaguar edhe Ambasadorja e SHBA, Juri Kim.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja Kim mbështet deklaratën e Gjonajt dhe inkurajon për të vazhduar me zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Ajo gjithashtu inkurajon për mosdorëzimin përpara atyre që dëshirojnë që Drejtësia të mos vijë kurrë.

“Është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë të vazhdojë hap pas hapi zbatimin e Reformës në Drejtësi. Është e nevojshme të hiqen pengesat për të kërkuar zgjidhje praktike, mos u dorëzoni kurrë para  atyre që dëshirojnë që Drejtësia të mos vijë kurrë”, shkruan Kim.

Kujtojmjë se më herët Gjonaj deklaroi se hetuesit e BKH do të nisin shqyrtimin e dosjeve të krimit dhe korrupsionit ndërkohë që theksoi mbështetjen e ndërkombëtarëve në këtë proces.