Aktualitet

Juri Kim: Skavica kontrata më e madhe, që të ketë investime të huaja duhet të forcohet shteti ligjor

Juri Kim: Skavica kontrata më e madhe, që të ketë investime

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë fjalës së saj në ceremoninë e 20-vjetorit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, kërkoi forcimin e shtetit ligjor.

Sipas saj forcimi i shtetit ligjor do të sjellë në Shqipëri edhe investime të tjera përveç investimit të HEC-it të Skavicës.

Ambasadorja Kim vlerësoi shqiptarët, por shpresoi që drejtësia e re të bëhet sa më shpejt funksionale.

“Hapi fillestar ishte shumë premtues me firmën amerikane që firmosi një marrëveshje për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës. Kjo do të jetë kontrata më e madhe e dhënë ndonjëherë një kompanie të vetme amerikane në historinë e Shqipërisë dhe SHBA-ve. Tashmë fillon puna e madhe se duhet ta shndërrojmë këtë në realitet. Shpresoj që kjo do të shënojë dhe fillimin e një liste më të gjatë të kompanive amerikane që vendosin të vijnë në Shqipëri.  Shteti ligjor duhet të forcohet. E përsëris, të gjithë e dimë se shteti ligjor duhet të forcohet që investimet e huaja të vijnë në vend.Shqipëria ka një qasje të jashtëzakonshme me botën përmes portit dhe pozicionit të saj strategjik si një pikë hyrëse në Evropë.

Shqiptarët kanë disa nga aftësitë më të mira gjuhësore se çdo popull që kam hasur kudo në botë, janë të vendosur, janë punëtorë dhe mikpritës”, u shpreh Kim.