Aktualitet

“Ka dyndje masive për ti blerë”, doktoreshë Entela Kolovani flet për përdorimin e vitaminave

“Ka dyndje masive për ti blerë”, doktoreshë Entela

Entela Kolovani, mjeke infeksioniste në Spitalin e Sëmundjeve Infektive foli sot për përdorimin e vitaminave në këtë periudhë kur vala e dytë e Covid ka përfshirë gjithë vendin.

E ftuar në “Kjo Javë” Kolovani tha se e vetmja teori që i ka rezistuar kohës që nga fillimi i përhapjes së Covid është që personat që kanë defiçit të vitaminës D mund ta kalojnë më vështirë Covid, por shtoi se Shqipëria si vend me shumë diell e ofron me shumicë vitaminën D.

Dua t'ju pyes për vitaminat sepse janë ato ç'ka po përdoren në masë tashmë. Sa është masa e përdorimit të tyre?

Kolovani: Kjo është një pyetje e drejtë sepse ka një dyndje masive për ti blerë dhe për ti bërdorur gjatë gjithë kohës. Nuk dua ti hedh poshtë teoritë që forcojnë imunitetin. Në fillim kur dolën botimet e para u hodhën disa ide që lidheshin me përdorimin e vitaminave. Realisht e vetmja teori që i ka rezistuar kohës është që personat që kanë defiçit të vitaminës D mund ta kalojnë më vështirë Covid. Ne nuk studiojmë vetëm sëmundjen dhe në momentin që një pacient na thotë jam infektuar me Covid pyetjet që bëhen janë a ka diabet, tension etj? Nëse paraqet këto të dhëna mund të mos e kalojë mirë. Përdorimi i vitaminës D, ne jemi vend me shumë diell dhe ekspozimi në diell na bën ta kemi me shumicë.