Aktualitet

Ka kuriozitet, pse jeni shfaqur i nxirë pas Covid? Veliaj qesh dhe i përgjigjet gazetarit Veliu

Ka kuriozitet, pse jeni shfaqur i nxirë pas Covid? Veliaj qesh dhe i

Një ditë më parë kryebashkiaku i Tiranë Erion Veliaj dha lajmin se ishte shëruar nga koronavirusi. Nuk ishte dhe aq e thjeshtë, siç tregoi ai me simptomën e lodhjës dhe trajtimet nga mjekët të cilët e kanë ndjekur teksa ai qëndronte në shtëpi. Por në rrjet u komentua gjerësisht se pse kryebashkiaku dukej më i nxirë në fytyrë, përveç pjesës që kishte lënë mjekrën më të gjatë se zakonisht.

Ka kuriozitet, pse jeni shfaqur i nxirë pas Covid? Veliaj qesh dhe i

Në intervistën për Top Channel, gazetari Muhamed Veliu e pyet për komentet që kanë qarkulluar në rrjet. Lexoni pjesë nga intervista si më poshtë:

Muhamed Veliu: Meqë përmendët debatet, si gjithmonë ju nuk i keni shpëtuar debateve edhe gjatë kohës që ishit me Covid, ka patur dy lajme të forta që kanë qarkulluar, se nuk po kuroheshit në Shqipëri por në Turqi, dhe lajmi i dytë gjatë ditëve të sotme pse jeni nxirë. Ka një kuriozitet tek qytetarët, mos është e nxirja pasojë e Covid?

Veliaj qesh dhe përgjigjet:

Jo nuk është simptomë e Covid, por kur ke 2 javë e gjysmë 3 javë në shtëpi në ballkon… ka qenë një lloj ajrosje, pasi Covid është një lloj arresti shtëpie, edhe e vetmja mundësi ajrosjeje sështë të dalëlsh në ballkon të lexosh libra. Ndërkohë nuk jam kuruar jashtë, kam qenë çdo ditë në shtëpi, kam pasur kujdes mjekësor për injeksionet nga infermierja Adelina, profesor Perlati. Më vjen mirë që i kam besuar bluzave të bardha edhe kur lindi im bir dhe kur rilinda vetë, me gjithë këtë eksperiencë.

Intervistën më të plotë e ndiqni në video: