Aktualitet

Ka mungesë ilaçesh në spitalet Covid! Sanatoriumi i përgjigjet akuzës së PD-së: S’është e vërtetë, na lini të bëjmë punën tonë

Ka mungesë ilaçesh në spitalet Covid! Sanatoriumi i

Spitali “Shefqet Ndroqi”, i kthyer në Covid2, ka reaguar pas akuzave të bërë nga PD se ka mungesë të ilaçeve për pacientët që po kurohen nga virusi.

Në një deklaratë për media nga Sanatoriumi, thuhet se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim. Spitali sqaron se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët, me terapitë e plota të mjekimit.

Më tej u bëhet thirrje politikanëve t’i lejojnë të bëjnë punën për t’u shërbyer 24 orë pacientëve të prekur nga Covid19.

"Në përgjigje të reagimit të Partisë Demokratike, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” informon qytetarët se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim për pacientët e shtruar që përdoret në protokollet e përcaktuara të mjekimit në spitalin tonë. Spitali Covid2 “Shefqet Ndroqi” ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët, me terapitë e plota të mjekimit. Në të njëjtën kohë ftojmë politikanët të na lejojnë të bëjmë punën tonë për t’u shërbyer pacientëve të prekur nga Covid19 ditë e natë, pa ndërprerje, me përkushtim dhe profesionalizëm", shkruhet në reagim.