Hapja e Bulevardit “Zogu I” mund të bëhet për festat e fundvitit. Lajmi u dha nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili në një intervistë për ‘Ora e Tiranës’, iu përgjigj shqetësimit të një qytetareje lidhur me trafikun.
Veliaj u shpreh se në kryeqytet me ndryshimin e orareve të mësimit për shkak të Covid, ka katër orare piku të qarkullimit të automjeteve, ndërsa shtoi se me hapjen e Bulevardit “Zogu I” këtë fundvit, parashikohet që situata të çlirohet.
Bulevardi do të ketë dy korsi të automjeteve në të dy anët e tij, si dhe do rritet gjerësia e trotuarit, ndërsa do ketë dhe dy korsi për biçikletat. Në të dyja anët e bulevardit do të ndërtohen 4 sheshe të reja, sheshi i parë është sheshi “pocket” është konceptuar që të shtrohet me pllaka guri e mobiluar me gjelbërim. Sheshi “village” do të shtrohet një shatërvan me ujë të pijshëm do të mbillet një pemë e madhe e cila të krijon impaktin e qendre fshati. Në rrugën Fortuzi është parashikuar të ndërtohet sheshi Fortuzi dhe sheshi i katërt që është sheshi i “Universitetit”, i cili është parashikuar të shtrohet me tulla të kuqe.