Aktualitet

Ka një autor të dytë në vrasje që s'po i përmendet emri…! Deklarata tronditëse e babait të shokut të Martinit

Ka një autor të dytë në vrasje që s'po i

Babai i Luisit, shokut të Martinit që u plagos me thikë 4 herë duke u përpjekur të ndalte tragjedinë ka treguar për se ka një autor të dytë që s'po i përmendet emri.

Deklarata e babait të Luisit: Luisi për momentin është një fazë rikuperimi, por mbetet ende në intubacion. Luisi është goditur katër herë në trup, një gërvishje ka marrë në dorën e majtë. Katër herë është goditur nga dy persona. Nuk është një autor vrasës, por janë dy autorë vrasës. Dua ta denoncoj para medias suaj, personi i dytë me thikën më të vogël që ka goditur Luisin pas shpine, është Kledjon Begaj.

Kërkoj arrestim të shpejtë, sepse kam marrë vesh se ka marrë prindërit dhe do të largohet nga Shqipëria, ose është larguar. Kjo është deklaratë zyrtare nga policia. Kledjon Begaj është lënë i lirë, por ai duhet të nxjerrë armën e krimit dhe të shkojë të dorëzohet vetë. Nëse nuk merren masa do të marrim ne në mënyrë private, siç e zgjidhën ata me fëmijët tanë.

Ka dëshmuar Luisi dhe e njeh djalin, ai është goditur edhe tek syri. Emri i djalit të dytë më bën përshtypje sepse nuk është qarkulluar në media. Djali i dytë ka pasur thikën më të vogël se ajo që ka dalë në internet dhe ka goditur djalin nga mbrapa.

Martinin ka tetë vite që e marr me djalin tim me makinë. I njoh se i kam edhe komshinj. Sherri ka ardhur për shkak të vllait të Martinit, personi që e ka goditur me thikë e ka ofenduar e më pas Martini është ndjerë shumë keq dhe ka reaguar. Nuk ka të bëjë as me çështje vajzash, as TikTok as Snapchat.

Kur kanë ardhur djemtë i kanë pyetur ku ka lule, të njëjtën që ne e përdorim për personat që i çojnë në varreza. Unë po kthehesha nga puna kur e mora vesh. Më tha Martini vdiq. Ishte shokuese, isha shumë i lidhur me fëmijët. Miku im që pret ngushëllime, më tha skam më lot.

14-vjeçari Martin Cani, u sulmua me thikë të hënën, 18 nëntor pas një konflikti me një moshatar tjetër, shumë pranë ambienteve të shkollës "Fan Noli".

Martini humbi jetën rrugës për në spital, ndërsa shoku i tij Luisi u plagos rëndë dhe është në intubacion.