Aktualitet

Ka prindër të pakënaqur me skemën. Pse nuk e mbyllët fare shkollën?

Ka prindër të pakënaqur me skemën. Pse nuk e mbyllët

Nga 1 dhjetori mësimi për shkollat fillore, 9-vjeçare dhe gjimnazet do zhvillohet sipas një skeme të hartuar nga ministria e Arsimit. Por për shkak të ndryshimit të ditëve, ku mësimi do jetë online dhe kur nxënësit duhet të shkojnë në shkollë, ka prindër që janë të pakënaqur të cilët duhet tashmë të kombinojnë orarin e shkollës së fëmijëve me atë të punëve të tyre. Për këtë foli zv ministrja e Arsimit Nina Guga e cila u pyet edhe për mundsinë e mbylljes së shkollave: pse nuk mbyllet fare shkolla? Guga tha se ka një skenar të tretë që parashikon këtë rast dhe se vendimi në fund merret nga Ministria e Arsimit, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komitetin e Ekspertëve.

Prindërit janë të pakënaqur me rregullat për shkollën, se duhet të koordinojnë punën, pse nuk e mbyllet fare shkollën duke qenë se jemi në këtë situatë me Covid në vend?

Zv. ministrja e Arsimit, Nina Guga: Sa i përket dinamizimit të situatës pandemike, edhe shkollat në sugjerimet e komitetit të ekspertëve do ketë ndryshme, në rastin e shtimit të rasteve kemi variant tjetër që mund të ishte që përsëri klasa 1-5 dhe maturantët në shkollë dhe gjthë të tjerët online, apo nëse do agravohet më tej situata, klasa 1 dhe matura në shkollë dhe gjithë të tjerët Onlne. Nuk e kemi pezulluar, Nuk jemi ne që e pezullojmë krejt mësimin, janë vendime që ministria e Arsimit i merr sipas rekomandimeve.

Ndërkaq skema e mësimit është kjo:

Në klasat e para, në të pestat dhe klasat e 12-ta do të zhvillohet mësimi si tani, me prezencë në klasë, edhe pas 1 dhjetorit, datë kur nis zbatimi i planit të ri mësimor në kushtet e pandemisë.

Ndërsa për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9-të dhe 10-11 mësimi do jetë i alternuar. Kjo do të thotë se për nxënësit e këtyre klasave: Në javën e parë dhe të tretë të muajit dy ditët e para mësimi do zhvillohet në shkollë, ndërsa 3 ditët e tjera do zhvillohet online. Në javën e dytë dhe të katërt të muajit, mësimi do zhvillohet me dy ditë të para të javës Online dhe 3 ditët e tjera në shkollë.

Gjatë kësaj periudhe do vazhdojë të zbatohet i njëjti program mësimor i njëjti plan dhe rekomandohet të zbatohet orari mësimor që shkollat kanë aktualisht. Çdo të premte do raportoget në zyrat arsimore lidhur me situatën e koronavirusit në shkolla.

*Intervisa e zv ministres së Arsimit në News 24, transkriptuar nga Tiranapost.al.