Aktualitet

Ka qytetarë që ankohen se nuk u bëhet testi edhe kur kanë simptoma. Çfarë thotë zv.ministrja

Ka qytetarë që ankohen se nuk u bëhet testi edhe kur kanë

Ka qytetarë që ankohen se nuk u bëhet tamponi edhe pse përjetojnë disa shenja për të cilat dyshojnë se janë simptoma koronavirusi. E pyetur për këto ankesa, zv.minsitrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, tha se kërkesat për bërje tamponi janë realizuar në 90%, ndërsa e lidhi refuzimin për bërje tamponi në disa raste me faktin se virusi nuk shfaqet brenda ditësh dhe bërja e tamponit më herët mund të mos tregojë që je bartës i virusit.

Për Euronews ajo tha:

'Tamponi më përgjithësi, mbi 90 për qind e kërkesave janë plotësuar. Kritere janë të qenët simptomatik dhe kontaktet e ngushta, të cilat gjenden nga hetimi epidemiologjik. Kërkesa bëhet ose tek 127, ku tregohen shenjat dhe kur gjykohet e arsyeshme merret tamponi, ose te mjeku i familjes.

Ka një pjesë të njerëzve që kërkojnë të bëjnë tampon nga paniku, kur kanë një afërm me COVID. Kjo nuk është gjë e mirë, sepse nëse unë kam ndenjur me një njëri pozitiv e kam marrë sot, nesër dal testi negativ. Kjo më ul vigjilencën se them nuk kam gjë dhe më del virusi pas 3 ditësh. Këtë njerëzit nuk e kuptojnë”.

Mira Rakacolli njoftoi se brenda javës tjetër do të hapet një laborator tjetër brenda QSUT u mund të kryhen tamponë për COVID-19.