Aktualitet

Ka vetëm një mënyrë për të përfituar me rimbursim recetën e mjekimit anti-Covid

Ka vetëm një mënyrë për të përfituar me

Një ditë më parë qeveria miratoi rimbursimin me ilaçeve për trajtimin ambulatory në shtëpi për personat që janë të infektuar me koronavirus. Rimbursimi bëhet i mundur nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Lidhur me vendimin, ministrja e Shëndetetësisë Ogerta Manastirliu sqaron se mënyra se si të rumbursohesh është një: Nga mjeku i familjes. Pra pacienti duhet të ndiqet nga mjeku i familjes i cili sipas protokollit jep ilaçet apo mënyrat e trajtimit të Covid. Për personat që nuk e kanë kontaktin e mjekut të familjes, duhet të kontaktojnë në linjën e gjelbër: ?0800 40 40 për ta mësuar.

Paketa e barnave për trajtimin ambulator në shtëpi ië pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 përbëhet nga dy skema trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes.

Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën 1 të trajtimit (forma e lehtë) do të jetë jo më shumë se 1 650 (një mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) lekë.

Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën 2 të trajtimit (forma e mesme) do të jetë jo më shumë se 10 900 (dhjetë mijë e nëntëqind) lekë.

Ndërsa skema 3 përfshin rastet e rënda të cilat kërkojnë trajtimin në spital.

*Tiranapost.al.