Aktualitet

‘Kafazet prej hekuri’ të ballkoneve te Bulevardi 'Zogu i 1', sqaron Veliaj: Fasada është pronë e Bashkisë, duhet uniformitet

‘Kafazet prej hekuri’ të ballkoneve te Bulevardi 'Zogu i

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i përgjigjet kritikave të PD-së lidhur me vendosjen e ‘kafazeve prej hekuri’ në ballkonet e pallateve te Bulevardi 'Zogu i 1'.

Veliaj u shpreh se pjesa më e madhe e banorëve u treguan bashkëpunues, ndërsa sqaroi se fasada është pronë e Bashkisë. Arsyeja e këtij vendimi është fakti që të ketë uniformitet.

"Me ligj fasadat janë pronë e Bashkisë së Tiranës - ti ke pronë private pjesën brenda të shtëpisë, por fasada është pronë e Bashkisë. Ndaj, për sa kohë që bashkia, institucionet publike dhe 99% e banorëve bashkëpunojnë, jam i sigurt se edhe ai 1% i mbetur do jetë pjesë e këtij bashkëpunimi. Ky është një nga projektet më të vështira të Bashkisë së Tiranës. Nëse Bulevardi i Ri ishte një hapësirë e pabanuar, ku çdo gjë mund të bëhej nga e para, kjo është një zonë e banuar prej vitesh, ku janë bërë improvizime - dikush një tendë, një tjetër një shtesë apo një sajesë mbi çati. Por, ka ardhur koha të kemi uniformitet, ndaj falenderoj 99% të banorëve që janë treguar bashkëpunues”, tha Veliaj gjatë inspektimit të punimeve në Bulevardin 'Zogu i 1'.