Aktualitet

Kalon Vetingun Zhaneta Pira, inspektore në KLGJ

Kalon Vetingun Zhaneta Pira, inspektore në KLGJ
Zhaneta Pira, foto nga LSA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka konfirmuar në detyrë inspektoren e KLGJ-së, Zhaneta Pirën.

Trupa përbëhej nga Pamela Qirko kryesuese, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Alma Faskaj anëtare.

Kalon Vetingun Zhaneta Pira, inspektore në KLGJ
Zhaneta Pira, foto nga LSA

Pira u hetua nga KPK në tre kritere.

Vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ishin shprehur paraprakisht se Pira, e cila kishte punuar 9 vite si gjyqtare dhe 19 vite të tjera si inspektore në Ministrinë e Drejtësisë, ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe tani në KLGJ, nuk ishte subjekt rivlerësimi.