Aktualitet

Kam djalin dhe babain të sëmurë! Ish gjyqtares së Krujës i refuzohen 7 kërkesa për nxjerrjen nga qelia

Kam djalin dhe babain të sëmurë! Ish gjyqtares së

Për herë të tretë, është refuzuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit kërkesa e ish gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha, e cila ka kërkuar që të dalë nga qelia. Ajo ka pretenduar se djalin e vogël e ka të sëmurë, po ashtu edhe babain e saj. Për të dy rastet ajo ka dorëzuar një raport për të faktuar pretendimet. Mediat shkruajnë se djali i ish gjyqtares është i prekur nga një sindromë e rëndë, por Gjykata nuk e ka marrë për bazë.

Mësohet se në total kanë qenë 7 kërkesa të refuzuara nga Gjykata, që ish gjyqtarja të dalë nga qelia dhe të qëndrojë në masën e arrestit shtëpiak. Refuzimi i fundit është hera e tretë në Apel, teksa më herët ka pasur dhe 4 kërkesa të refuzuara për në Shkallën e Parë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor shkarkoi nga detyra gjyqtaren Enkelejda Hoxha, e cila akuzohet se ka shkelur detyrën në lirimin e disa të dënuarve.

*Tiranapost.al.