Aktualitet

Kam që dje në orën 7:30 që kam dalë nga shtëpia... Thirrja e mjekes për qytetarët

Kam që dje në orën 7:30 që kam dalë nga shtëpia...

Nevila Gjermeni është mes stafit mjekësor që shërben tek Infektivi për pacientët e prekur nga Covid. Në një mesazh për qytetarët, ajo bën thirrje që të bëjnë gjithçka që kanë në dorë, lidhur me respektimin e masave, që të lehtësojnë vuajtjet e tyre dhe të familjarëve

“Kam që dje në orën 7: 30 që kam dalë nga shtëpia. Gjë që e bëj pothuajse çdo ditë në këto 5 muaj. Është e lodhshme për ne, sfilitëse për pacientët. Bëni gjithçka që të kujdeseni për veten! Bëni gjithçka që të lehtësoni vuajtjen tuaja dhe të familjeve tuaja! Bëni gjithçka që të na lehtësoni punën! Bëni gjithçka që t’ia dalim! Vendoseni maskën! Është kaq shumë e rëndësishme”, thotë mjekja, në mesazhin e publikuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.