Aktualitet

Kam sëmundje kardiake, diabet etj: Lista e gjatë me problemet e ish kryebashkiakut që kërkon të dalë nga burgu

Kam sëmundje kardiake, diabet etj: Lista e gjatë me problemet e ish

'Nuk jam i rrezikshëm dhe vuaj nga disa sëmundje'. Me këtë deklaratë ish kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe kërkon të lerë qelinë. Përmes avokatit të tij i ka kërkuar ndryshimin e masës Gjykatës së Apelit. Fatos Tushe u arrestua me kërkesë të SPAK pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Ish kryebashkiaku i Lushnjës pretendon se vuan prej vitesh nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmsh me kriza të vazhdueshme akute, nga mushkëritë, si dhe alergji/intolerancë ndaj disa ushqimeve. Tushe thotë se këto sëmundje i ka të aprovuara nga të dhënat e pasqyruara me analizat e publikuara. Lirimin nga qelia ai e e kërkon edhe në këmbim të një mase garancie pasurore.

Kam sëmundje kardiake, diabet etj: Lista e gjatë me problemet e ish

“Garanci pasurore” (në një shumë të arsyeshme të caktuar nga Gjykata), ose “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” do të ishin masa sigurimi të përshtatshme" .

Ish kryebashkiaku i Lushnjës, u arrestua bashkë me 10 vartësit e tij lidhur me tenderin e pastrimit të një kanali vaditës në Kolonjë dhe në Lushnjë. Në këtë fazë ku vijojnë hetimet, Fatos Tush4e akuzohet për shpërdorim të detyrës.

Ky është dokumenti i publikuar nga Report Tv.

Kam sëmundje kardiake, diabet etj: Lista e gjatë me problemet e ish

*Tiranapost.al.