Aktualitet

Kam vënë mend që kur desh mora Covidin

Kam vënë mend që kur desh mora Covidin

“Kam vënë mend që kur desh mora Covidin” kështu u shpreh sot gazetarja Rudina Xhunga teksa u pyet për mbajtjen e maskës. E ftuar në “News 24”, gazetarja tha se për të luftuar Covid-in beson në tre gjëra: maskë, distancim dhe ndërgjegjësim.

“Nëse shikojmë njërëz pa maska atëherë s’kemi pse habitemi që Covid është mes nesh”, shtoi Xhunga.

A e mbani maskën?

Xhunga: Kam vënë mend që kur desh mora Covidin. E mira është që maska të të mbulojë dhe të mos e heqësh dhe ti kërkosh dhe të tjerëve ta mbajnë. Nuk e di më çfarë mund të na ndihmojë. Jemi bërë shumë, nuk pyesim më a njeh njeri që e ka kaluar Covidin, por a njeh njeri që nuk e ka kaluar.

Unë besoj në tre gjëra, maska, distancimi dhe ndërgjegjësimi. Nëse shikojmë njërëz pa maska atëherë s’kemi pse habitemi që Covid është mes nesh. Ne flasim sikur po shikojmë një film në televizor. Ne kemi 300 raste të konfirmuar, por unë besoj se janë 600. E vrëteta është që po thuhet që shkollat nuk shtojnë raste, avionët nuk shtojnë raste, atëherë çfarë i shton rastet? E keqa është që nuk dimë shumë gjëra. Nuk po na ndihmojnë lajmet më shumë. Ajo që mund të na ndihmojë është një reklamë: Vër maskën, mbaj distancën dhe ndërgjegjësohu.

Në verë bashkëshorti i saj Dritan Hila u infektua me Covid-19, por Rudina Xhunga nuk rezultoi të kishte virusin. Megjithatë kjo situatë familjare duket se e ka bërë më të kujdesshme gazetaren.