Aktualitet

Kanabisi në nivel shqetësues: Publikohet shkresa e kryepolicit Ardi Veliu

Kanabisi në nivel shqetësues: Publikohet shkresa e kryepolicit Ardi

Gjatë raportimit të disa javëve më parë, kryeprokurori Olsian Çela deklaroi se kultivimi i kanabisit ka shënuar rritje gjatë 2019-ës duke vënë në alarm policinë. Euronews ka publikuar një shkresë të kryepolicit Ardi Veliu në të cilën jepen infomacione shqetësuese se grupet kriminale po përdorin jo vetëm tokë të hapur por edhe ambiente të mbyllura për kultivimin e kanabisit në vend.

Ardi Veliu u ka tërhequr vëmendjen vartësve të tij që në muajin janar. Ndërkohë që kryeministri Rama ka treguar një nismë për të legalizuar kanabisin në vend për qëllime rekreative, por kjo çështje momentalisht është jashtë vëmendjes, për shkak të ngjarjeve si reforma zgjedhore.

Por sipas ish drejtuesit të policisë Ilir Gjoçi sa herë ka fushata mbjelljeje, në publik artikulohet teza e legalizimit. Ai flet për një situatë shqetësuese dhe sipas tij Shqipëria nuk ka as integritetin dhe as kapacitetet për të menaxhuar.

Mjeku toksikolog Zihni Sulaj thotë se reklama e tepërt për kanabisin mjekësor do të shtyjë edhe më shumë kureshtjen tek të rinjtë për ta provuar.

Në aspektin ekonomik Eksperti Selami Xhepa thotë se nuk bëhet fjalë për fitime të mëdha por kjo mund të rrisë nivelin e pabarazisë ne vend nëse kultivimi për qëllime mjekësore i jepet 2-3 biznesmenëve.

Referuar Euronews Albania.

Kanabisi në nivel shqetësues: Publikohet shkresa e kryepolicit Ardi

Kanabisi në nivel shqetësues: Publikohet shkresa e kryepolicit Ardi