Aktualitet

Kandidatët për Kolegjin e Policisë do t’i nënshtrohen provimit me shkrim. Ja çfarë dokumenta duhen

Kandidatët për Kolegjin e Policisë do t’i nënshtrohen

Qytetarët që kanë aplikuar për pranimin në Kolegjin e Policisë dhe Akademinë e Sigurisë do t’i nënshtrohen provimit me shkrim. Testimi do të mbahet në 1 dhjetor, në Pallatin e Kongreseve, në kryeqytet.

Akademia ka njoftuar paradite, në orën 07:00 do të paraqiten aplikantët me numër kodik 0001-0834 për Qarkun e Tiranës, Durrësit, Vlorës dhe Beratit.

Në po të njëjtën datë, por në orën 12:00 do paraqiten aplikantët me numër kodik 0835- 1626 nga Qarku I Fierit, Gjirokastrës, Elbasanit, Korçës, Shkodrës, Lezhës, Kukësit dhe Dibrës, sipas Akademisë së Sigurisë.

Ndërkohë, aplikantët duhet të kenë me vete Mjet identifikimi, Kartë Identiteti ose Pasaportë; Fletën e pranimit dhe numrin Kodik që merret tek burimet njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe; Nuk duhet të kenë me vete telefona në momentin që hyjnë në provim dhe Të jenë të pajisur me kartë Covid.

Kandidatët për Kolegjin e Policisë do t’i nënshtrohen

Tiranapost.al