Aktualitet

Kandidatët që garojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë

Kandidatët që garojnë për postin e Drejtorit të

15 kandidatë do të garojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut.

Kandidaturat disa emra të njohur si Shemsi Prençi, i cili ka një karrierë të gjatë në radhët e uniformave blu, duke drejtuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Po ashtu në garë janë edhe drejtori i Policisë së Elbasanit, Ilir Proda, apo kreu i Departamentit për Policinë Kriminale, Neritan Nallbati dhe kreu i Departamentit për Sigurinë Publike, Rebani Jaupi.

Komisioni i Posaçëm do të kryejë vlerësimin paraprak të çdo kandidati, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore.

Lista e Kandidatëve:

Adriatik Tafçiu
Altin Mena
Ardian Çipa
Gentjan Shehaj
Hajrulla Xhivini

Ibrahim Disha
Idajet Faskaj

Ilir Proda
Lutfi Minxhozi
Neritan Nallbati
Pëllumb Seferi
Rebani Jaupi
Sami Rasha
Shemsi Prençi
Skënder Hita