Aktualitet

Kapet kamioni me 200 kg drogë në doganën e Bllatës, për ku ishte nisur?

Kapet kamioni me 200 kg drogë në doganën e Bllatës, për
Foto ilustruese nga Dogana e Bllatës

Një sasi mbi 200 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa është kapur në doganën e Bllatës. Mësohet se droga ishte fshehur në një kamion që mbante logon e një mobilerie. Kamioni me targa AA 450 YE drejtohej nga Florian Alimani, 26 vjeç nga fshati i Gjoricës i cili banon në Durrës. Siaps mediave kamioni do ikte për në Maqedoninë e Veriut dhe sasia e madhe e kanabisit dyshohet të mos jetë ngarkuar në Dibër por nga një zone tjetër. Droga ishte e fshehur në pjesë të ndara në  anën e poshtme të kamionit. Pritet që policia të zbardhë detaje.