Aktualitet

Kapet në Astir bashkëpunëtori i dyshuar për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç

Kapet në Astir bashkëpunëtori i dyshuar për vrasjen e dy

Pas arrestimit të Eduart Lamaj, është kapur edhe Ilir Xhepaj, i dyshuari si bashkëpunëtor i vrasjes së dy biznesmenëve në Laç.

Mësohet se Ilir Xhepaj është një person me të shkuar kriminale dhe kishte vetëm tre muaj që kishte dalë nga burgu pasi u dënua për grabitje. Sipas policisë, ai dyshohet të jetë përfshirë në dy atentate, i pari në tentativë për vrasjen e një biznesmeni dhe i dyti në bashkëpunim për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, ngjarje e ndodhur me 30 maj.

Kapet në Astir bashkëpunëtori i dyshuar për vrasjen e dy

Sipas njoftimit zyrtar nga policia, Ilir Xhepaj është pikasur në zonën e Astirit gjatë mesnatës, teksa lëvizte mes pallateve me makinën e tij. Ai u arrestua nga Forcat Operacionale dhe më pas iu dorëzua Policisë së Kurbinit.

Lamaj ka treguar ka emrat e personave si bashkëpunëtorë të vrasjes dhe tashmë mbeten edhe dy persona të tjerë në kërkim për vrasjen e ndodhur në hotelin në Laç.

Njoftimin e plotë nga Policia e gjeni si më poshtë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndjekja”.

Kapet dhe vihet në pranga autori i dytë i dyshuar i vrasjes së dyfishtë, ngjarje e ndodhur më 30 maj 2020 në Fushë-Gjormë, Kurbin, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Gjithashtu, ky shtetas është me masë sigurie “Arrest në burg”, për plagosjen me armë zjarri të shtetasit Z. M., ngjarje e ndodhur në Laç, më datë 15.05.2020.

Operacioni për kapjen e këtij shtetasi u zhhvillua në Tiranë, falë bashkëpunimit mes Policisë së Tiranës, Kurbinit dhe Lezhës dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjthshme të Policisë së Shtetit.

Nga Komisariati i Policisë Kurbin dhe DVP Lezhë, në bashkëpunim me DVP Tiranë, në koordinim nga Departamenit i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë Kurbin, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes,si dhe për kapjen e autorëve dhe bashkëpunëtorëve të ngjarjes së datës 30 maj në fshatin Gjormë dhe të ngjarjes së ndodhur më 15 maj në Laç, kanë vijuar puna intensive dhe të pandërprerë, duke ushtruar kontrolle në banesa dhe ambiente të ndryshme në Laç, Lezhë, Kamzë e Tiranë.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara gjatë hetimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura gjatë muajit maj 2020, Policia e Kurbinit ka arritur të lokalizojnë vendodhjen e 33-vjeçarit të shpallur në kërkim, ku pas disa ditë ndjekjeje në bashkëpunim me DVP Tiranë, është finalizuar operacioni policor “Ndjekja”, duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit I. Xh. (L.), 33 vjeç, banues në Laç, Kurbin, i dyshuar si autor i dytë i vrasjes së dyfishtë të ndodhur më 30 maj 2020 në Fushë Gjormë Kurbin.

Gjithashtu, për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi në 15 maj 2020, në lagjen nr. 4, Laç, Kurbin, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Z. M.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale në ngarkim të tij “Vrasja me dashje,e kryer në bashkëpunim “, “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbatja pa leje”.