Aktualitet

Karta e vaksinimit për fëmijët, mund të merret tashmë në e-Albania

Karta e vaksinimit për fëmijët, mund të merret tashmë

Kryeministri Edi Rama ka bërë publik lajmin që në e-Albania ofrohet edhe shërbimi i marrjes së kartës së vaksinimit të fëmijëve deri në 7-vjeç. Këtë informacion Rama e ndau me ndjekësit përmes rrjeteve sociale ku shkruan se kjo është një lehtësi për prindërit, në prag të vitit të ri shkollor.

Postimi i Ramës:

Një tjetër shërbim i rëndësishëm për qytetarët tashmë i aksesueshëm përmes e-Albania. Në prag të fillimit të vitit shkollor, të gjithë prindërit nuk janë më të detyruar të paraqiten në Qendrën Shëndetësore për të marrë kartën e vaksinimit për fëmijët deri në 7 vjeç. Të njëjtat formularë mund të aksesohen në mënyrë elektronike nga çerdhja, kopshti ose shkolla ku fëmija është i regjistruar.