Aktualitet

Katër gjërat ku u dallua mungesa e turistëve të huaj këtë verë në Shqipëri!

Katër gjërat ku u dallua mungesa e turistëve të huaj

Mbyllja e kufijve dhe numri i ulët i turistëve të huaj ndikuan në ekonominë shqiptare, ndërsa u pasqyrua më shumë në mungesën e konsumit të tre gjërave: kafesë, cigareve, birrës dhe karburantit.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave importi i karburanteve gjatë 8 mujorit shënoi rënie me -1,2%, por tkurrja ishte më e dukshme në muajin gusht kur importet ishin 8.7 për qind më të ulëta se në gushtin e vitit 2019.

Katër gjërat ku u dallua mungesa e turistëve të huaj

Për të njëjtat arsye shihet të këtë rënë edhe importi i cigareve, por ka qenë edhe më e fortë. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave gjatë 8 mujorit importet e cigareve shënuan rënie me 14 për qind.

Ecuri të njëjtë shënuan edhe importet e kafesë, të cilat shënuan rënie vjetore me 5,7 për qind në 8 mujor, por në gusht tkurrja ishte me 28%.

Katër gjërat ku u dallua mungesa e turistëve të huaj

Burimet nga tregu pohuan se, rënia e importeve të kafesë lidhet edhe me mbifurnizimet gjatë pandemisë.

Katër gjërat ku u dallua mungesa e turistëve të huaj

Gjithashtu në muajin gusht u vu re një ulje e importeve të birrës me 8.7%, teksa rënia në tetë mujor ishte me 4.4%. Burimet nga tregu thanë se, konsumi i birrës u lidh direkt me rënien e konsumit për shkak të numrit më të ulët të vizitorëve në vend dhe mbylljen lokaleve të muzikës në orët e vona, ku zakonisht konsumohej birra.

Katër gjërat ku u dallua mungesa e turistëve të huaj

Gjatë periudhës janar-korrik numri i shtetasve të huaj, që kanë vizituar Shqipërinë, ka pësuar rënie me 64.7%./ Burimi Monitor