Katër marrëveshjet që do të nënshkruhen në Samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër

E Mërkurë 8 Qershor 2022, 10:30
TiranaPost
Kanë nisur punimet në Samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër. Në këtë nismë, marrin pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama, presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Në Ohër, marrin pjesë gjithashtu Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina, por në rolin e vëzhguesit. Një ditë më parë, liderët e këtyre vendevezhvilluan një darkë pune joformale. Ndërsa Kosova ka refuzuar të bëhet pjesë e kësaj nisme.
Sot pritet të firmosen katër marrëveshje, për luftën kundër evazionit fiskal, njohjen e diplomave të arsimit të lartë, bashkëpunim kulturor dhe bashkëpunim në fushën e turizmit.