Aktualitet

Katër muaj si qytet i gjelbër, por tani me të infektuar

Katër muaj si qytet i gjelbër, por tani me të infektuar

Peshkopia u shpall zonë e gjelbër që nga nisja e pandemisë, por deri më tani. Mësohet se nga të infektuarit e konfirmuar sot, dy janë nga qyteti i Peshkopisë. Ata janë dy persona që kanë kryer një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT.  Epidemiologët po bëjnë gjurmimin e rasteve me të cilët dy persona kanë pasur kontakte kohët e fundit. Siç bëhet me dije nga mediat, një prej të infektuarve është vetëizoluar në shtëpi, ndërsa tjetri është nisur për tu shtruar në Infektivin e Tiranës, për shkak të simptomave të rënda.

Situata me koronavirusin në vend:

COVID-19 – Statistika (2 Korrik 2020)

Testime totale 27671

Raste pozitive 2662

Raste të shëruara 1559

Raste Aktive 1034

Humbje jete 69 (Qarku Tiranë 38, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 10, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 387
Durrës 203
Shkodër 152
Vlorë 110
Fier 51
Lezhë 45
Korçë 28
Kukës 19
Elbasan 16
Berat 8
Dibër 8
Gjirokastër 7