Aktualitet

Katër qytetet shqiptare me mbi 100 të infektuar aktivë

Katër qytetet shqiptare me mbi 100 të infektuar aktivë

Tirana, Durrësi, Shkodra dhe Vlora janë katër qytetet-vatra më të nxehta sa i përket situatës së pandemisë nga koronavirusi. Në këto katër qytete, numri i të infektuarve aktivë, i ka kaluar 100. Tirana mban vendin e parë, me 371 të infektuar aktivë, Durrësi e ndjek pas me 181 raste Shkodra renditet e treta me 162 dhe Vlora me më pak, 103 raste.  Berati është qyteti me më pak raste aktive, me 5 të infektuar.

Tabela e plotë me rastet aktive në vend.

Tiranë     371

Durrës    181

Shkodër  162

Vlorë     103

Fier       48

Lezhë    33

Korçë    26

Kukës   15

Elbasan  12

Gjirokastër 7

Berat  5

Ditën e sotme u konfirmuan 72 raste të reja me të infektuar dhe 2 viktima, nga Tirana dhe Shkodra, të cilët cilët kishin sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë bën apel të përsëritur për kudjes makimal, ruajtjen e distancimit social dhe vendosjen e maskës. Po ashtu për disa nga bizneset ka një tërheqje vëshi për shkak të mos zbatimit të protokollit të sigurisë.

Situata në vend me koronavirusin është kjo:

Testime totale                         26292

Raste pozitive                          2402

Raste të shëruara                      1384

Raste Aktive                             963

Humbje jete                              55 (Qarku Tiranë 31, Durrës 9, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 6, Kukës 1, Elbasan 1)