Aktualitet

Katër të shtruar me koronavirus brenda gjysmë ore nga rrethet

Katër të shtruar me koronavirus brenda gjysmë ore nga rrethet

82 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar ditën e sotme nga ministria e Shëndetësisë, çka tregon për një situatë shqetësuese të përhapjes së infeksionit në Shqipëri. Me numrin e të infektuarve, është rritur edhe numri i të shtruarve në spitalin Infektiv. Mësohet se brenda gjysmë ore të ditës së sotme, katër pacientë janë paraqitur në spital.

Burime për News 24 thonë se këta persona janë nga rrethet mbi moshën 60 vjeç. Ndërkaq, një prej rasteve është në gjendje më të rënduar, pacienti mësohet të jetë mbi 80 vjeç.

Aktualisht, në spitalin Infektiv po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa dy janë të intubuar në gjendje të rëndë.

COVID-19 – Statistika (2 Korrik 2020)

Testime totale 27671

Raste pozitive 2662

Raste të shëruara 1559

Raste Aktive 1034

Humbje jete 69 (Qarku Tiranë 38, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 10, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 387

Durrës 203

Shkodër 152

Vlorë 110

Fier 51

Lezhë 45

Korçë 28

Kukës 19

Elbasan 16

Berat 8

Dibër 8

Gjirokastër 7