Aktualitet

KE mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave, në vëmendje të veçantë Ballkani Perëndimor

KE mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave, në

Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi ka deklaruar se Komisioni Evropian do të bëjë gati një mekanizëm për të siguruar një front të bashkuar për të luftuar koronavirusin.

Përmes një statusi në Tëitter, Varhelyi thotë se vëmendje të veçantë për sigurimin e vaksinave do të ketë Ballkani Perëndimor.

“Për të siguruar front të bashkuar për të mposhtur COVID-19 dhe qasjen e hershme në vaksina, Komisioni Europian do të ngrejë mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave të ndara nga Shtetet Anëtare, në vëmendje të veçantë për Ballkanin Perëndimor. Do të hulumtohen mundësi të mëtejshme për të siguruar vaksinat herët”, shkruan Varhelyi.

KE mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave, në