KE nxjerr raportin për vizat: Ka përparime, por ku duhet të fokusohet më shumë Shqipëria
Komisioni Europian ka publikuar një raport që lidhet me liberalizimin e vizave nga Shqipëria dhe kërkesat nga BE. Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka publikuar një pjesë të këtij raporti dhe thotë se përfundimi është që Shqipëria vazhdon të plotësojë kërkesat. Ai shton se fokusi është teksa disa fusha specifike të sigurisë dhe emigracionit ku nevojiten veprime të mëtutjeshme.
Në raport thuhet:
Shqipëria ka ndërmarrë veprime. Ka progres në zbatimin e veprimeve për të trajtuar emigracionin e parregullt, përfshirë kontrollet kufitare. Përkundër uljes së shkallës së kthimit, bashkëpunim i mirë dhe ripranimi vazhdon dhe duhet të mbahet, si dhe bashkëpunimi me BE dhe shtetet anëtare mbi emigracionin dhe sigurinë. Në të njëjtën kohë, duhen përpjekje të mëtejshme për të të siguruar përmirësimin dhe qëndrueshmërinë e rezultateve, veçanërisht në lidhje me aplikimet e pabazuara për azil dhe luftën kundër krimit të organizuar.
Fokusi duhet të vendoset;
-Rritje të masave për të adresuar migrimin e parregullt dhe kërkesat e pabazuara të azilit të shtetasve shqiptarë, përfshirë përmes identifikimit dhe adresimit të arsyeve themelore dhe organizimi i fushatave të mëtejshme informative mbi të drejtat dhe detyrimet në udhëtimet pa viza.
-Ruajtja dhe forcimi i bashkëpunimit operativ proaktiv me agjencitë e BE-së dhe me shtetet anëtare të BE-së për përballimin e presionit migrator me origjinë nga Shqipëria, si dhe rendi publik dhe kërcënimet e sigurisë të paraqitura nga përfshirja e shtetasve shqiptarë në grupet e krimit të organizuar
-Përmirësimi i efektivitetit të përpjekjeve të ndjekjes penale dhe zbatimit të ligjit për të luftuar korrupsionin e lartë dhe krimin e organizuar.
-Përmirësimi i regjistrave të rasteve në lidhje me pastrimin e parave / kundër terrorizmit, financimin dhe shfrytëzimin e plotë të mbështetjes së dhënë nga Komisioni për të forcuar kapacitetet për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.