Aktualitet

Kemi kaluar zonën e nxehtë. Parashikimi i meteorologut si do jetë koha në fundjavë dhe në muajin gusht

Kemi kaluar zonën e nxehtë. Parashikimi i meteorologut si do

Ata që kanë bërë plane këtë fundjavë për të shkuar në bregdet, të mos hezitojnë.  Moti do jetë i qëndrueshëm të shtunën, ndërsa të dielën edhe pse disi me vranësira në orët e para të mëngjesit, nuk do të ketë reshje shiu. Meteorologu i Meteoalb Hakil Osmani tregoi se me javën e fundit të korrikut kaluam zonën e nxehtë ku termometri në disa zona kapi 40 gradë.

Meteorologu Osmani:

Pritet që nesër te kemi freskim të lehtë të kushteve të motit, disi të paqëndrueshme në zonat malore me vranësira dhe rrebeshe afatshkurtra. Por lajme të mira do kemi për zonat bregdetare sërish do mbeten në dominimin e motit të kthjellët, edhe pse me ulje të lehtë të vlerave termike, zonat bregdetare do jenë në dominimin e motit të kthjellët. E diela në gjithë vendin do jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike. Do ketë re dhe vranësira në mëngjes por nuk do gjenerojnë reshje shiu.

Java e fundit e muajit ka sjellë vlera mbi 36 gradë Celsius, por vlera maksimale si në Gjirokastër, Berat e Koplik ka arritur deri në 40 gradë pasi u futëm në zonën e nxehtë. Kjo vlerë ka kaluar.

Si do jetë gusht?

Në krahasim më gushtin e kaluar vlerat termike do jenë pothuajse të njëjta, në më shumë ditë edhe më të freskëta në krahasim të gushtit të kaluar. Do kemi ditë me temperatura të larta, por kryesisht do jenë të freskëta. Sa i përket vlerave normale, do kemi vlera 2-3 gradë më të larta se normalja, përjashtuar episode me dy tre ditë me reshje shiu që do sjellin freskim.