Aktualitet

Kemi parë policët t’i nxjerrin vlonjatët nga deti! Kryebashkiaku Leli sqaron keqkuptimin

Kemi parë policët t’i nxjerrin vlonjatët nga deti!

Ndërsa pak javë më parë kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, njoftoi hapjen e sezonit turistik, që shumë nga vendasit e kuptuan si hapje të plazheve. Leli sqaron se ajo ishte një mënyrë për të sjellë turistët për të vizituar bukuritë dhe historinë e Vlorës, por jo detin. E pyetur lidhur me rastet kur plazhistët janë larguar përmes uniformave blu.  

“Rastet sporadike nuk përbëjnë të përgjithshmen. Përbëjnë lajm, por rasti sporadik të shkeljes së ligjit dënohet. Jemi në situata që njerëz që shkelin ligjin ka, por përgjegjshmëria qytetare fiton, siç ka fituar në 99%. Kjo është diçka që na gëzon. Njerëzit janë të përgjegjshëm sillen në mënyrë respektuese për veten dhe të tjerët. Kjo është një lloj publiciteti, që mund të mendohet si negativ, por rrit kërshërinë e të tjerëve që duan të vijnë në Vlorë dhe të bëjnë pushimet e tyre këtu. Këto historitë që na kapën në plazh, hapën sezonin turistik por nuk na lejohet të bëjmë plazh, sezon turistik bëhet dhe në zona historike. Pak ditë më parë që shumë njerëz e quajtën hapje të sezonit turistik. Në fakt në fillim të majit nuk bëmë hapje të sezonit por shfrytëzuam traditën që javën e parë të majit e kanë për të promovuar turizmin. Këtë herë organizuam një event me të gjithë operatorët dhe zgjohem ti bëjmë publicitet Vlorës nëpërmjet një spoti”, tha Leli për “Abc Neës”.