Aktualitet

Keni 120 mijë teste, pse nuk i përdorni në masë?

Keni 120 mijë teste, pse nuk i përdorni në masë?

Ministrja Manastirliu iu përgjigj pyetjes së gazetarit Sokol Balla duke thënë se ka një protokoll ndjekjeje të rasteve dhe se testi nuk mund të bëhet menjëherë kur mund të dalësh negativ dhe pas disa ditësh të dalësh pozitiv. Ministrja e Shëndetësisë theksoi se testimi ka pjesën e vet esencial, por të njëjtën vlerë ka sjellja individuale.

Sokol Balla: Nëse një person sidomos kur shfaq simptoma duhet të testohet. Nuk po e shoh që po bëhet kjo akoma tek të gjithë. Ai që del pozitiv do rrijë në shtëpi. Ju i paskeni 100 mijë testime ti përdorni, madje shkojnë 120 mijë testime në total. Pse nuk i përdorni?

Manastirliu:

Janë 120 mijë teste. Ne po vijomë ti fuqizojmë kapacitetet tona testuese, po përdorim një infrasturkturë shëndetësore se testi është një gjë dhe garanton konfirmin, nuk e garanton 100% se ti testohesh sot dhe del negativ por për tre ditë ti del pozitiv. Përmes strukturave tona të Urgjencës, ku telefonojnë qytetarët, ka një protokoll ndjekje dhe referimit tek epidemiologu mjeku i familjes për testimin dhe hetimin. Jemi në epidemi ku testimi ka pjesën e vet esenciale por të njëjën vlerë ka sjellja individuale, ndërgjegja. Nëse dikush me simptoma merr në telefon dhe epidemiologët të thonë rri në shtëpi deri në momentin ku shkohet për të marrë tamponimin, ti duhet të rrish në shtëpi. Duhet të kuptojmë që jemi në moment transmetimi komunitar, janë 22 bashki të prekura, jo me të njejtën valë apo koeficient transmetimi.