Aktualitet

Keni 6 javë kohë për të vënë në punë Gjykatën Kushtetuese! Thirrja e ambasadores Yuri Kim

Keni 6 javë kohë për të vënë në punë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, bën thirrje që të punohet për të vënë në funksion deri në fund të këtij viti Gjykatën Kushtetuese.

Me një status në Twitter, diplomatja e SHBA-ve i drejtohet Parlamentit, Presidencës dhe institucioneve të drejtësisë, që të mbajnë premtimin që i kanë bërë qytetarëve për drejtësi.

‘Është mirë të shoh progresin për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese deri në fund të këtij viti. 6 javë të mbetura - Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë me urgjencë. Faleminderit KED për sigurimin e kandidatëve të kualifikuar. Udhëheqësit duhet të përmbushin premtimin ndaj popullit të Shqipërisë për drejtësi”, shkruan Kim.

Keni 6 javë kohë për të vënë në punë