Aktualitet

Kërkesa dhe ankesa, rubrika e re e kryeministrit për qytetarët

Kërkesa dhe ankesa, rubrika e re e kryeministrit për qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka hapur një rubrikë të re për ti ardhur në ndihmë qytetarëve.

Përmes një statusi në “Facebook” Rama shkruan se adresa ([email protected]) është në dispozicion të të gjithë qytetarëve, ku secili përmes videove mund të pyes mbi çdo çështje të punës, familjes, komunitetit, vendit apo për çdo gjë që ka lidhje me qeverinë.

Ai shprehet se përmes kësaj rubrike do ti përgjigjet qytetarëve për gjithçka.

Kryeministri gjithashtu shton se në adresën e vënë në dispozicion për qytetarët mirëpret edhe kritika apo shprehje të kënaqësisë për punët e mira që janë bërë.

Statusi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

Nga kjo video spontane e këtij zotërisë që nuk e njoh dhe i uroj çdo të mirë, më lindi një ide!

Ja:

[email protected]

Kjo është një adresë në dispozicionin e secilit e secilës prej jush për të çuar me video, nga celulari juaj, çdo pyetje që të dëshironi mbi çdo çështje të punës a të familjes suaj, komunitetit tuaj apo vendit tonë, që ka lidhje me qeverinë

Ju mirëpres me kënaqësi dhe me kënaqësi do t'ju përgjigjem edhe unë, për gjithçka kam në dorë të them a të bëj për ju.

Janë të mirëpritura kritikat, ankesat, kërkesat (mundësisht pa sharje) dhe nuk refuzohen as shprehjet e kënaqësisë për ndonjë punë të mirë tonën, që ka ndikuar pozitivisht në punën tuaj a në mbarëvajtjen e punëve në familjen e në komunitetin tuaj

[email protected] duke postuar videon tënde të drejtëpërdrejtë nga celulari.