Aktualitet

Kërkesa e kryeministrit për kompaninë që po ndërton spitalin rajonal të Fierit: Për familjet e shpronësuara

Kërkesa e kryeministrit për kompaninë që po ndërton

‘Kam një kërkesë që ato familje që janë shpronësuar me mirëkuptim duhet t’i takosh, dhe ata zotërintjë të punojnë këtu në çfarëdo lloj pozicioni që mund të punojnë. Duke patur parasysh aftësitë, të jenë të përfshirë që tek roje kantieri, punëtor, teknik nuk e di çfarë aftësish kanë. Do doja t’i kontaktosh sot dhe të japin të dhënat e tyre, pastaj flisni me kompaninë, duan s’duan ato pastaj është punë e tyre'.

Kjo ishte kërkesa  e kryeminsitrit Rama për kompaninë turke që po ndërton spitalin e ri rajonal të Fierit. Kërkesën ia bëri përfaqësuesit të kompanisë turke i cili ishte i pranishëm në zonë. Kryeministri Rama shoqërohej nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku. Kantieri për ndërtimin e spitalit nisi punën sot. Do të punohet me tre turne dhe do të angazhohen në procesin e ndërtimit brenda 3 muajsh 1200 forca pune.

*Tiranapost.al