Aktualitet

Debat në Kuvend për 2 minuta kohë! Vasilika Hysi i kthehet Rudina Hajdarit: Mos ma drejto gishtin dhe mos fol pa edukatë se je zonjë

Debat në Kuvend për 2 minuta kohë! Vasilika Hysi i kthehet Rudina

Çështja e inceneratorëve ishte pjesë e debatit në Kuvend, për të cilin u ndal edhe deputetja Rudina Hajdari që akuzoi si qeverinë dhe opozitën jashtëparlamnetare që kanë qenë kundër tyre, sa herë nuk ishin në pushtet dhe janë pro tyre kur vijnë në pushtet.

“Që në 2004 me Fatos Nanos me një biznesmen italian është miratuar për ndërtimin e një inceneratori e bëri në atë lloj mënyrë kur kryetari i Bashkisë në atë kohë Rama e kundërshtoi me idenë që ky incenerator do jetë kundër zhvillimit të vendit sa i përket dëmit të mjedisit, po të njëjtat argumente ka pasur edhe Berisha dhe Basha, ishin po të njëjtin. Kjo panoramë ndryshoi shumë shpejt, kur kryetar Bashkie ishte Basha dhe kryeministër Sali Berisha miratuan importin e plehrave nga Italia, kur janë në opozitë vishen sikur do mbrojnë mjedisin. Të dyja palët kanë luftuar për xhepat e tyre e jo për diasporën”, tha ajo ndër të tjerash.

Fjalimi i saj u bë një shkak për debat mes depuetetes dhe zv.kryeytares së Parlamentit, Vasilika Hysi, pasi Hajdari kërkoi mër shumë kohë për të përfunduar.

Pjesë nga debati:

Rudina Hajdari kërkon 2 minuta kohë duke i bërë dhe shenjë me dorë: Të lutem mos më ndërpre fjalën.

Hysi: Vërejtje dhe po vijove me mungesë etike do të çoj në komision të etikës. Mua gishtin mos ma ngri dhe mos fol pa edukatë se je zonjë. E para respekto rregulloren, respekto pozicionin e drejtuesit. Respekto se je grua dhe je nënë.

Hajdari: Dua kohë moj zonjë, dua kohë (Mban foltoren të bllokuar).

Hysi: Zonja është e zonja të flasë vetë se ka ardhur dhe përfaqëson elektorat (I drejtohet deputetëve që i kërkojnë t’i japi kohë shtesë).

Hajdari: Dua kohën time.

Hysi: Jo koha ka mbaruar. Kërkuat procedurën. Ju thash s’do flisni tani se mbaruat kohën dhe po flisnit jashtë rendit të ditës. Në bazë të rregullores kam të drejtë të presë fjalën.