Aktualitet

Kërkonin 1000 euro për të futur emigrantët e huaj në vendet e BE, tre persona nga Tirana në pranga

Kërkonin 1000 euro për të futur emigrantët e huaj në

Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Kjo pasi Policia e Korçës ka zbuluar se këta përsona në bashkëpunim, kishin krijuar një rrjet për të trafikuar emigrantët e huaj nga vendi ynë në vendet e BE.

Ata u kapën teksa po transportonin me një furgon të tipit Volkswagen Crafter, 27 emigrantë të paligjshëm, dhe nuk iu bindën thirrjes së policëve për të ndaluar. Tre personat që janë prangosur janë të moshave 28 dhe 23 vjeç, banues në Tiranë ndërsa në kërkim është 22 vjeçari me inicialet A.M banues në Kamëz.

Policia njofton se 27 emigrantët e paligjshëm kishin paguar nga 1000 euro dhe u ishte premtuar kalimi për në vendet e Bashkimit Europian.

Policia shton se dy djemtë M. Gj. dhe K. P., ishin në rolin e organizatorëve të kësaj veprimtarie kriminale, ndërsa shtetasit B. L. dhe A. M. ishin në rolin e transportuesve.

'Në pranga ka rënë: M. Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë; K. P., 23 vjeç., banues në Kamëz, Tiranë; B. L., 28 vjeç, banues në Tiranë, si edhe u shpall në kërkim A. M., 22 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë'.

Kërkonin 1000 euro për të futur emigrantët e huaj në

Kërkonin 1000 euro për të futur emigrantët e huaj në

*Tiranapost.al.