Aktualitet

Këshilli drejtues i RTSH në komision sot për mënyrën e zgjedhjes së drejtorit të RTSH

Këshilli drejtues i RTSH në komision sot për mënyrën e

Komisioni i Medias nisi seancën dëgjimore me anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH në lidhje me procedurat që janë ndjekur në përzgjedhjen e kandidaturave për drejtor të Përgjithshëm të RTSH.

Prezent në seancë dëgjimore është kryetari i këshillit drejtues Leka Bungo, nënkryetar Gëzim Podgorica dhe anëtarët Genci Përmeti, Ilir Keko, Ardita Reçi, Milena Selimi, Ëngjëll Ndocaj, Edmond Tullumani dhe Albert Minga. Nuk janë prezent Mevlan Shanaj dhe Dionis Papadhimitri.

Në mbledhje, kreu i Këshillit Drejtues të RTSH, Leka Bungo denoncoi paligjshmëritë e këshillit drejtues të RTSH

“Në atë institucion mungon transparenca. Zv drejtoresha, Aurora Polo, u zgjodh në kundërshtim me ligjin. Unë dhe kur konstatoj shkelje nuk kam të drejtë të veproj. Dhe kjo nuk është e paqëllimtë. Transparenca është mbajtur e mbuluar me qëllim që të mos dalin bëmat që kanë bërë njerëzit që kanë drejtuar institucionin" tha Bungo.

Dhjetë kandidatë aplikuan në garë për postin e Drejtorit të RTSH në fazën e aplikimit që u mbyll më 20 janar. Gara për zgjedhjen e drejtorit të ri të Radio Televizionit Shqiptar u mbulua nga akuzat për paligjshmëri, pasi Këshilli Drejtues vendosi më 27 janar 2025 me shumicë votash që të skualifikojë 3 nga 5 kandidatët me pretendimin se nuk plotësojnë kriteret për kualifikim. Pesë kandidatë të tjerë ishin skualifikuar më parë për mangësi në dosjet e aplikimit.

Gjatë votimit u skualifikuan nga gara kandidatët Eni Vasili, Kliton Rama dhe Ermal Hoxha, duke thirrur në dëgjesë vetëm dy kandidatë; Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon, kjo e fundit drejtore e komanduar e RTSH-së pas dorëheqjes së Alfred Pezës.

Pas reagimeve të shumta të organizatave mediatike por dhe maxhorancës e opozitës më 30 janar Këshilli Drejtues i RTSH-së, pezulloi garën për zgjedhjen e Drejtorit të ri të RTSH-së. Procesi i përzgjedhjes së drejtorit të ri nisi 6 muaj pasi dha dorëheqjen drejtori i mëparshëm i RTSH-së, Alfred Peza.

Anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH
1-Leka Bungo- Kryetar
2-Gëzim Podgorica- zv.kryetar
3-Genc Përmeti- anëtar
4-Mevlan Shanaj- anëtar
5-Ilir Keko- anëtar
6-Ardita Reçi- anëtar
7-Milena Selimi- anëtar
8-Engjëll Ndocaj- anëtar
9-Edmond Tullumani- anëtar
10-Dionis Papadhimitri- anëtar
11-Albert Minga- anëtar
Kandidatët në garë për drejtor të RTSH, dhe votimi i 27 janarit 2025
1- Harilla Koçi - U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit
2- Jetmir Shpuza 7 vota pro, 2 vota kundër;
3- Enrik Mehmeti - U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit
4- Floriana Paskali - U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit
5- Eni Vasili 4 vota pro, 5 vota kundër;
6- Ermal Hoxha 3 vota pro, 6 vota kundër
7- Aurora Polo 7 vota pro, 2 vota kundër
8- Kliton Rama - 4 vota pro, 5 vota kundër
9- Flamur Buçрарај - U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit
10- Laureta Roshi - U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit