Aktualitet

 ‘Këshillimi Kombëtar’: Si do të funksionojë nisma e re e qeverisë

 ‘Këshillimi Kombëtar’: Si do të
Këshillimi Kombëtar është një nismë e qeverisë për të dëgjuar mendimin e qytetarëve mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin. Nisma do të zhvillohet përmes një pyetësori ku adresohen pyetje për sfidat aktuale të vendit, më pas përgjigjet do të analizohen dhe do t’u prezantohen publikisht qytetarëve. Të dhënat përfundimtare do të shërbejnë për hartimin e politikave qeverisëse në të ardhmen.

Ku mund ta gjej pyetësorin?

Pyetësori do të dërgohet në çdo shtëpi të familjeje shqiptare përmes postës. Dhe mund të plotësohet dhe të ridërgohet pa asnjë shpenzim. Gjithashtu ju mund të shprehni mendimin tuaj përmes website-t www.keshillimikombetar.al.

“Një proces i hapur për çdo shqiptar e shqiptare, kudoqoftë jeton e banon, pavarësisht bindjeve e simpative politike, që mund të japë opinionet e veta përmes pyetësorit të kësaj ure të re komunikimi mes qeverisë dhe popullit shqiptar, duke klikuar si vijon”- shkruan Kryeministri Edi Rama.

Tiranapost.al