Aktualitet

Këta janë shoferët që do të paguajnë më pak kur të rinovojnë patentën

Këta janë shoferët që do të paguajnë më pak

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, njofton se nga muaji nëntor 2021, shoferët me lejedrejtim të kufizuar, që do të rinovojnë patentat, do të përfitojnë nga çmimi i reduktuar. Kategoritë që përfitojnë nga ulja 43% janë ata që e rinovojnë cdo 2, 3 apo 5 vjet për shkak të moshës apo kufizimeve shëndetësore.

“Rreth 30 mijë aplikantë në vit rinovojnë lejedrejtimin (me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet afat! Nga Nëntori 2021 këta aplikantë do të përfitojnë ulje drastike të tarifës nga 3,500 Lekë në 2,000 Lekë!

Pra të gjithe rinovimet e lejedrejtimeve të klasit B, me afat të kufizuar 3 ose 5 vjeçar, si edhe ato me kufizim për shkaqe shëndetësore do të kushtojnë -43%!”, shkruhet në njoftim.