Aktualitet

Kimia e mirë mes Metës dhe presidentit të ri!

Kimia e mirë mes Metës dhe presidentit të ri!

Ra në sy që ditën e parë se Meta dhe presidenti i zgjedhur Bajram Begaj do të kishin një kimi të mirë mes tyre. Presidenti Meta, nxori dekret nga Stambolli, ku ndodhej në një vizitë zyrtare, për të shkarkuar si general major Bajram Begajn, që t`i hapte rrugën Parlamentit për ta votuar.

Sot të dy po zhvillojnë një takim në Pallatin e Brigadave.

Meta ka postuar këtë foto, ku shkruan: “Kënaqësi të prisja sot Presidentin e zgjedhur, z.Bajram Begaj dhe t’i uroja sërish suksese në detyrën e lartë, që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve”.