Aktualitet

Kina iu ofron para qytetarëve për informacione që “rrezikojnë sigurinë kombëtare “

Kina iu ofron para qytetarëve për informacione që

Kina po u ofron qytetarëve të saj shpërblime në para mbi 100,000 juanë (15,000 dollarë) për informacione rreth njerëzve që rrezikojnë sigurinë kombëtare, ndërsa autoritetet intensifikojnë një fushatë shumëvjeçare për të eliminuar atë që ata e shohin si kërcënime në rritje nga spiunazhi i huaj dhe “forcat armiqësore”.

Shpërblimet në para klasifikohen në katër nivele bazuar në vlerën e informacionit.

Për vite të tëra, autoritetet kineze kanë inkurajuar qytetarët të informojnë mbi spiunët e huaj dhe bashkëpunëtorët e tyre kinezë përmes propagandës dhe fushatave nxitëse - përpjekje që kanë rritur ritmin nën udhëheqjen e vendit Xi Jinping.