Aktualitet

Kisha Ungjillore reagon për tragjedinë në Kombinat: Nëse vajzat do ishin 'Ungjillore', do ishte dështim për fenë tonë

Kisha Ungjillore reagon për tragjedinë në Kombinat: Nëse

Blerta Josifi, vajza që mbijetoi nga tragjedia në Kombinat, dëshmoi se ajo bashkë me nënën e motrën kishin qenë pjesë e Kishës Ungjillore, por e braktikën 5 vite më parë, ‘për të gjetur vetë rrugën e Zoti.’

Kreu i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Ylli Doçi, thotë se kjo ngjarje nuk duhet të përzihet me çështjet e besimit.

Kisha Ungjillore reagon për tragjedinë në Kombinat: Nëse
Ylli Doçi

“Që në fillim u tha se ishin dëshmitare të Jehovajit dhe më pas u theksua vetëm ideja e ringjalljes. Të gjithë fetë besojnë në ringjallje por jo në një kapitullim të jetës. Shërbesat e Kishës Ungjillore i keni në televizion çdo ditë dhe e keni të thjeshtë të mësoni për të, por sjellja e tyre tregon dhe kërkon që të gjesh një lidhje, duke helmuar pa të drejtë. Injoranca lidhur me mësimet fetare lidhur me shkrimet fetare dhe implikojnë fenë ka pasoja shumë të rëndë, ajo që sugjeroj unë është që të vajtojmë jetët e humbura dhe të kërkojmë shërim për të mbijetuar dhe më pas të shqyrtojmë faktorët negativë në këtë histori kushdoqofshin ato”, tha ai për mediat.

Më tej Doçi sqaroi se veprimi i tre grave shkon kundër besimit, pasi Bibla e dënon vetëvrasjen:

“Nëse ato vajza kanë qenë ungjillore se ato mund të vijë në takimet e kishës por s’do të thotë se kanë qenë besimtare, kjo që kanë bërë ato do të ishte dështim për besimin tonë, nëse një ungjillor shkon kundër besimit të vet si këto vajza që vdiqën nga uria, është problem se ne kemi synim sakrificën për të jetuar, fitorja e besimit ungjillor është jeta dhe përballimi i problemeve. Bibla e dënon vetëvrasjen, perëndia nuk na krijoi që të marrim jetën, në asnjë vend nuk thuhet se lejohet vrasja”.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Vëllazërisë  Ungjillore, Ergest Biti ka deklaruar se familja Josifi ka qenë anëtare e këtij Komuniteti Fetar para 15 vitesh në Përmet, por me ardhjen e tyre në Tiranë ato kanë qenë vizitore, por jo anëtare.

Kisha Ungjillore reagon për tragjedinë në Kombinat: Nëse

"Në bazë të komunikimeve kanë qenë para 15 vitesh në Përmet, ndërsa në Tiranë mund të kenë qenë vizitore, por nuk rezultojnë si anëtare të kësaj Kishe. Kishat janë të hapura çdo ditë, marrin libra, por nuk kanë qenë si pjesë anëtare të Kishës. Unë jam pastor në Kombinat dhe nuk kam dëgjuar asnjëherë për këtë familje, madje gjatë kohës së pandemisë ne kemi vizituar disa qindra familje që i kemi të regjistruara dhe i kemi ndihmuar në mënyra të ndryshme dhe asnjë nga emrat që kemi marrë nga minibashkia dhe nuk ka rezultuar asnjëherë pjesë e Kishës Ungjillore", u shpreh Biti.