Aktualitet

Kishin në makinë mijëra fara kanabisi që do t’i mbillnin në Dukagjin! Arrestohen dy persona në Shkodër

Kishin në makinë mijëra fara kanabisi që do t’i

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy shtetas pasditen e sotme të cilët po qarkullonin me një automjet tip “Land Rover” ku janë gjetur me mijëra fare të lëndës narkotike kanabis që ka një vlerë të madhe monetare.

Sipas raportimeve paraprake, dyshohet se farat do të transportoheshin në zonat e thella të Dukagjinit për t’u mbjellë. Njëri prej të arrestuarve është nga Malësia e Madhe, tjetri banues në lagjen Xhabiej në Shkodër.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen plotë të detajeve të ngjarjes.

Tiranapost.al