Aktualitet

Kjo është grupmosha me më shumë të infektuar në dy javët e fundit

Kjo është grupmosha me më shumë të infektuar në dy

Grupmoshat 24-35 dhe 45-54 janë ato që zënë % më të madhe të rasteve në periudhën dy-javore. Nga mbledhja e Komitetit teknik të Ekspertëve, doktoreshë Albana Fico bëri me dije se këto grupmosha zënë 79 % të rasteve.

Albana Fico: Sipas vlerësimit të indikatorëve, japim vendimet. Kemi qenë të vëmendshëm për këtë proces për situatën aktuale. Mesatarja e javës së 7 e rasteve ka pësuar një rënie, pozitiviteti i mostrave pozitive mbetet i qëndrueshëm. Incidenca, edhe pse nuk kemi transmetim komunitar të gjerë, sipas ISHP ka tendencë ulje, mbetet konstante. Ka ndryshime dinamike me grupmoshat 24-35 dhe 45-54 kanë një shtim të numrit të rasteve, por nëse duam ta vlerësojmë ndryshimin dinamik të përfshirjes së mostrave nga dy-javëshi 15-24 deri në 55-64 janë 79 % e rasteve të testuara pozitivë, gjithsesi kjo ka vlerë të jashtëzakonshme për të kuptuar se prekja e këtyre moshave ka ndryshuar dhe mund të ndryshojë vetëm nëse do jemi të kujdesshëm, jo vetëm në zbatimin e masave të thjeshta si distancë, maska, higjiena, por edhe rregullat e vendosura, si oraret.