Aktualitet

Nga e hëna lejohet të lëvizësh mes çdo qyteti!

Nga e hëna lejohet të lëvizësh mes çdo qyteti!

Kjo është java e fundit e kufizimeve! Kryeministri Rama njoftoi se duke filluar nga data 1 qershor do të lejohet qarkullimi i automjeteve mes çdo qyteti në vend, pavarësisht se dikur në hartë specifikohej si zonë e gjelbër apo e kuqe.

“Normalizimi do të vazhdojë. Të hënën hapim qarkullimin e makinave në të gjithë vendin dhe plazhet do të jenë të hapur. Kjo do të jetë java e fundit e zonave me ngjyra dhe me ndalim kalimi përtej çdo zone të kuqe. Detajet do të jepen të premten”, tha kryeministri Rama në një lidhje live në Facebook.