Aktualitet

Kjo është lista e ilaçeve që do merren falas në farmaci nga të prekurit e Covid

Kjo është lista e ilaçeve që do merren falas në

Është publikuar dokumenti me listën e ilaçeve të të prekurve nga coronavirusi të cilat do të rimbursohen nga shteti. Dokumenti është publikuar nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, ku qartësohet se të prekurit me Covid-19 të cilët trajtohen në shtëpi, fillimisht do të ekzaminohen nga mjeku i familjes, i cili do të vendosë shkallën e sëmundjes, të lehtë, të mesme apo të moderuar dhe do të dorëzojë recetën bashkë me një kod. I prekuri ose i afërmi i të prekurit do të shkojë të marrë në farmaci ilaçet ku do të paraqesë dhe kodin për të marrë falas ilaçet.

Lista me ilaçet që do rimbursohen:

Azythromicine 250mg, acid acetylsalicylic 100mg, rivaroxaban 15mg, apixaban 5mg, dexamethasone 0.5mg, ibuprofen 400 mg, levofloxacin 500mg, paracetamol 500mg dhe vitamina C.

Kjo është lista e ilaçeve që do merren falas në

Kjo është lista e ilaçeve që do merren falas në

Një muaj maksimumi do të zgjasë trajtimi me këto ilaçe të të prekurve në shtëpi. Sipas vendimit të miratuar nga qeveria, kostoja e rimbursimit skemën e lehtë të trajtimit anti Covid nuk do të jetë më shumë sesa 1,650 lekë.

Ndërkaq për skemën e moderuar nuk do të jetë më shumë se 10,900 lekë. Forma e rëndë e sëmundjes trajtohet në ambientet spitalore.

Kjo është lista e ilaçeve që do merren falas në

Kjo është lista e ilaçeve që do merren falas në