Aktualitet

Kjo është shqiptarja që ndihmoi afganët dhe mori një certifikatë mirënjohje nga Amerika

Kjo është shqiptarja që ndihmoi afganët dhe mori një

Vitin e shkuar Shqipëria ishte vendi i parë i cili hapi dyer dhe priti refugjatët afganë pasi talebanët morën në dorë Kabulin. Spirit of Amerika ishte organizata e parë në terren e cila iu përgjigj kërkesës së kongresmenes së shtetit të Michiganit Elissa Slotkin. Elissa telefonoi Ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim dhe kërkoi ndihmë për refugjatët afganë. Përgjatë këtij procesi organizata dërgoi grupin e punonjësve të saj për t'i pritur ata në Shqipëri. Misioni i organizatës është të punojë ngushtësisht me trupat diplomatike në gjithe botën dhe të ndihmojë në zonat e konfliktit.

Kjo është shqiptarja që ndihmoi afganët dhe mori një

Grupi i afganëve, i cili u mbështet nga Spirit of Amerika ishte i përbërë nga zëvendës ministra, ish-studente të programit fullbright, punonjës të bankës botërore etj.

Përgjatë qëndrimit në Shqipëri ata u mbështetën me të gjitha gjërat që kishin nevojë.

Matilda ishte shqiptarja e cila menaxhoi grupin dhe qëndroi afër tyre përgjatë 7 muajve derisa ata u zhvendosen të gjithë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kongresmenia Elissa Slotkin ka vendosur në shenjë mirënjohje të lexojë certifikatën e falenderimit të saj në Kongresin Amerikan.

Emri i saj është shënuar në listën e Kongresit për punën sinjifikative me refugjatët.