Aktualitet

Kjo nuk është gazetari! Kjo është tallje dhe nëpërkëmbje me një 15 vjeçare të përdhunuar

Kjo nuk është gazetari! Kjo është tallje dhe

Fatkeqësisht e vërtetë, në një hapësirë pa rregulla ku njeriu masakrohet në festë dhe fatkeqësi, por sidomos kur detajet që duhet të jenë private, dhe në vend të reagohet për të frenuar të tjerë raste, dhe për të ruajtur një të mitur që abuzuar, shkohet larg, jo vetem në Shqipëri por kudo. Altin Hazizaj profesor në departamentin e të drejtës publike dhe bashkëthemelues i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA Shqipëri) ka reaguar me një postim në Facebook ku shkruan:

Kjo nuk eshte GAZETARI! Kjo eshte tallje dhe neperkembje e jetes se nje 15-vjecareje! E turpshme qe te duash te besh fame me jeten e njerezve te pambrojtur dhe per me teper viktimave te dhunes seksuale! Dje i kemi kerkuar si CRCA/ECPAT Shqiperi te gjithe kryeredaktoreve te ndalojne botimin e ketyre lloj lajmesh, por nuk paska qene e thene! Per zonjen ne fjale kam vetem nje koment: Mos te ndodhte tek femija yt! Atehere do te me kujtosh!

Kjo nuk është gazetari! Kjo është tallje dhe

Kjo nuk është gazetari! Kjo është tallje dhe
Altin Hazizaj

Një ditë më parë Altin Hazizaj iu drejtua mediave dhe gazetarëve, ku u risolli në vëmendje njoftimin e CRCA-së:

Zyra e medias se CRCA Shqiperi, i ka drejtuar te gjithe gazetareve dhe perfaqesuesve te medias kete njoftim:

Pershendetje te gjitheve,

Ju kerkoj ndjese per kete sms, por jam e detyruar t’ju kerkoj me shume shume lutje, ne emer te CRCA por edhe te prinderve e komunitetit, apo edhe ne emrin tim si nene e grua.

Ju lutemi, per rastin e vajzes se dhunuar 15 vjecare, mediat po kerkojne informacione dhe intervista te detajuara me prinderit dhe vellain e vajzes!!!!

Do t’ju luteshim si perfaqesues te ZËRIT dhe percjelles te DHIMBJES SE VIKTIMES, qe te mos jepni dhe te mos percillni ne informacionet tuaja, ASNJE DETAJ APO INFORMACION, qe mund te DEMTOJE RENDE, vajzen dhe mund te identifikoje ate.

Ky veprim mund te kete pasoja shume te renda per vajzen. Respektoni privatesine e familjes. Le te flasin ekspertet, ministrite etj, por mos ekspozoni familjen dhe vajzen!

Ju falenderoj per mirekuptimin.

Për rastin, AMA ka reaguar përmes deklaratës së përbashkët me CRCA-në.

Rasti i 15 vjeçares që ka tronditur opinionin publik më shumë se reflektim dhe reagim, po kthehet veç në një kuriozitet morboz si gjithmonë... e për mediat më shumë detaje, më shumë klikime.